Në qytetin e Korçës, turistët kanë nisur rezervimet për vitin 2025, dhe sipas operatorëve turistikë, kjo vit do të sjellë 10% më shumë rezervime krahasuar me vitin e kaluar.
Kristiano Koçibelli, administrator i një hoteli në qytetin e Korçës, tha se për vitin 2025, rezervimet për turistët të huaj kanë nisur që nga muaji janar dhe do të mbyllen në janarin e vitit tjetër.
Ai shtoi se kjo rritje e rezervimeve është rezultat i kërkesës së vazhdueshme për destinacionet juglindore.
Edhe këtë vit, përveç turistëve evropianë, janë regjistruar edhe rezervime nga turistë aziatikë, të cilët vitin e kaluar vizituan për herë të parë juglindjen e Shqipërisë me grupe organizuese.
Eriketa Koçollari, menaxhere në një hotel në juglindje të vendit, tha se ky vit ka sjellë ndihmën e inteligjencës artificiale në rezervimet e turisteve, duke eliminuar gabimet dhe vonesat.
Një vit më parë, 85% e turistëve që vizituan Korçën ishin të huaj, dhe sipas ekspertëve, kjo tendencë do të vazhdojë të rritet edhe më tej në vitin 2025.