Dosjen “Buka”/ Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt! Shkak, mungesa e gjyqtarit

Shqipëria

Dosjen “Buka”/ Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt! Shkak, mungesa e gjyqtarit

Më: 10 mars 2025 Në ora: 10:40
Arben Ahmetaj

Mungesa e gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha” në Gjykatën e Posaçme.

Burime zyrtare të gjykatës bënë me dije se gjyqtari Çela është me leje.

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”.

Ku ka sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat