Berisha përmend skandalet e Ballukut: Unaza u mbyll sërish, 13 km e fundit u ndanë në 14 kontrata

Shqipëria

Berisha përmend skandalet e Ballukut: Unaza u mbyll sërish, 13 km e fundit u ndanë në 14 kontrata

Më: 10 mars 2025 Në ora: 12:49
Sali Berisha

Sali Berisha ka përmendur skandalet e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa u shpreh se Unaza, e cila u inaugurua më 30 Dhjetor, është mbyllur sërish pasi 13 km e fundit u ndanë në 14 kontrata.

Gjithashtu, deklaroi kryedemokrati në tunelin e Llogarasë janë vjedhur 50 mln me një dorë.

Sali Berisha: Edhe arritjet që numërohen me gishtat e dorës janë të nxira nga vjedhjet e tmerrshme, nuk përmend dot tunelin e Llogarasë sepse shkruhet 50 mln të vjedhura me një dorë, nuk flet dot për Unazën sepse e mmbylli përsëris sepse 13 km e fundit i ndau në 14 kontrata, nuk përmend dot rrasat e gurit që ka shtruar në sheshet e qyteteve  sepse kanë kushtuar, kanë vjedhur 10 herë çmimin e tyre, nuk përmend dot suksese sepse ka mashtruar, u thoshe ujë 24 orë, tani ujë më keq se kurrë. U thoshte pensionet e rrogat, dhe tani në nqs nëse rritet pensioni minimal aq Shqipëria bie në katasftofë, nuk përmend dot TVSH e Ñmimeve që do ulte, çmimet janë shkuar në stratoferë.

Mbi të gjitha forcat tona politike janë forcat e interesit kombëtar. Çfarë përfaqëson ai, një nga armiqtë më të egër të kombit, njeriun që në 12 vite qeverisje përzurri nga vendi 45% të shqiptarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat