“Vrasja e palestinezes, me dyshime”/ Eksperti Rexhepi: Të përfshihen shërbimet inteligjente, hetim gjithëpërfshirës

Shqipëria

“Vrasja e palestinezes, me dyshime”/ Eksperti Rexhepi: Të përfshihen shërbimet inteligjente, hetim gjithëpërfshirës

Më: 10 mars 2025 Në ora: 13:42
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se vrasja e palestinezes në Tiranë, është me dyshime, edhe pse për autoritetet shqiptare, ngjarja është e zbardhur formalisht.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Rexhepi u shpreh se në hetime, duhet të përfshihen dhe shërbimet inteligjente.

“Varianti i parë, është varianti që po hetohet. Kjo është një vrasje, dikush e ka titulluar inçest. Unë, ata mund të kenë pasur detyrë tjetër, me pasaporta të tjera, duhet të përfshihen edhe shërbimet inteligjente. Këto hyrje daljet këtu, mirë është të ketë vëmendje të shtuar. Mbase kanë nevojë të përfshihen edhe shërbimet inteligjente. Rrinë 10 ditë dhe ditën e 10 u revoltua ky dhe e vrau? Nëse video e tyre ka qenë përpara, ardhje e tyre ishte normale Nuk duhet të përjashtohen edhe këto pista të tjera.

Pse duhet të bëjnë dokumente kosovare? Një njeri që kryen krim për nderin, rri aty. Duhet shtrirë hetimi, koha do ta zbardhë. Vënia e autorit para përgjegjësisë, do jetë pak e vështirë. Babai që vret të bijën, është racës njerëzore. Ai njeri mund të vrasë këdo. Duhet një hetim gjithëpërfishës. Ka vend edhe për SPAK. Për autoritetet shqiptare, ngjarja është zbardhur formalisht, thjesht e shtrova që të arrijmë në embrion dhe të jetë e qartë për publikun”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat