Politikania Kejdi Mehmetaj erdhi në një rrëfim për moderatoren Çenkuela Hasa ku tregoi për herë të parë në një emision televiziv për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë, djalit Rron.
“Djali quhen Rron, ne kështu kemi menduar që fëmijëve tanë t’u japim një idenditet shqiptar pasi ata po lindin fëmijë të një bote të hapur dhe ndoshta e ardhmja e tyre mund të mos jetë këtu por duhet të ndjejnë pjesën që janë shqiptarë.
Si periudhë nuk ka qenë aq sfiduese sa e prisja, vajza donte gjithë vëmendjen e saj pasi tani ka filluar dhe ajo kupton, por fatmirësisht ajo është një fëmijë shumë i mbarë dhe pati një dashamirësi të madhe kundrejt vëllait që erdhi në shtëpi dhe nuk na e ka parë të vështirë”- tha Kejdi për News24.