Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga një bashkëmoshatar në ambientet e jashtme të shkollës "Fan Noli", kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet seanca paraprake për autorin e dyshuar të krimit, Mario Perlleshaj.
I mituri akuzohet për vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, në dëm të Martin Canit, si dhe për plagosjen e Luis Mecajt.
Gjykata do të shqyrtojë akuzat dhe do të vendosë nëse hetimet e prokurorisë janë të plota për ta çuar çështjen në gjykim.
Vrasja e Martin Canit është një nga ngjarjet më tronditëse të kohëve të fundit, e cila ka nxitur edhe protesta nga prindërit e nxënësve, të cilët kërkojnë shkolla më të sigurta.