Ulen sërish kreditë me probleme/ BSH: Përmirësohet aftësia paguese, në shkurt zbritën në 4.12 përqind

Shqipëria

Ulen sërish kreditë me probleme/ BSH: Përmirësohet aftësia paguese, në shkurt zbritën në 4.12 përqind

Më: 10 mars 2025 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Ulen ndjeshëm  kredite me probleme.Viti 2025 ka nisur me një tregues mjaft optimist i cili konfirmon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit por njëkohësisht edhe aftësinë paguese të qytetarëve dhe biznesve.

Huatë me probleme kanë zbritur në 4.12% niveli më i ulët i regjistruar që prej 2014 një tregues ky që këstet e kredive janë paguar në kohë si nga bizneset po ashtu edhe nga qytetarët. Nëse bëjmë një vlerësim vjetor, norma e kredive me probleme ka rënë me 0.76 pikë përqindje, duke reflektuar përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së huadhënies. Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit ndërsa aktualisht  ka nisur politikën lehtësuese  duke e çuar atë në 2.75%.

Rritja e normave të interesit jep ndikim direkt në shtrenjtimin e kësteve të kredive për qytetarët apo për bizneset .Por  mesa duket deri më tani efekti ka qenë  i pandjeshëm në përkeqësimin e bilanceve të kredive dhe ulja e normave të interit duket se ka dhënë efektet e para në vijimin e uljes së huave me probleme në vend.

Ulja për disa muaj me radhë e nivelit të kredive të këqia është një tregues  pozitiv për ekonominë si në aspektin e sistemit bankar por edhe  për qytetarët si dhe është një tregues se sektori bankar në vend është i shëndetshëm, por gjithashtu reflekton përmirësimin e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj kredive të marra nga institucionet financiare.

Huaja e re e aprovuar për ekonominë është ngadalësuar në fillim të këtij viti. Janë rreth 16 miliard lekë më pak kredi të dhënë nga bankat e nivelit të dytë në janar. Banka e Shqipërisë ka publikuar statistikat që tregojnë se në janar të vitit 2025 huaja e re ishte në vlerën 31.9 mld lekë ose 15.9 miliardë më pak nëse e krahasojmë me dhjetorin e vitit të kaluar.

Megjithatë nëse shohim huadhënien e bankave për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se mbetet më e lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat