Shtyhet gjyqi për Mario Perlleshajn, flet nëna e Martin Canit: Dua të vendoset drejtësia në vend

Shqipëria

Shtyhet gjyqi për Mario Perlleshajn, flet nëna e Martin Canit: Dua të vendoset drejtësia në vend

Më: 10 mars 2025 Në ora: 14:44
Nëna e Martin Canit

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.

Gjatë seancës ishin të pranishëm edhe prindërit e të ndjerit.

Në një deklaratë për mediat, nëna e Martin Canit u shpreh se drejtësia duhet të vitet në vend.

Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat