Plas sherri pas mësimit! Nxënësit e “Sami Frashërit” rr*hen me konat e parkimit në mes të rrugës

Shqipëria

Plas sherri pas mësimit! Nxënësit e “Sami Frashërit” rr*hen me konat e parkimit në mes të rrugës

Më: 10 mars 2025 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme një sherr masiv ka ndodhur mes disa nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë. 
Pasi kanë mbaruar mësimin, rreth orës 13:30, një grup nxënësish janë konfliktuar me sende të forta rrethanore, përballë shkollës.

Siç mund të shihet edhe në pamje, nxënësit duke mos u shqetësuar fare për rrezikun që iu kanoset nga makinat që kalojnë apo edhe autobusi në mes të rrugës, zihen dhe godasin njëri-tjetrin me sinjalistikat e vendparkimeve.

Në një moment, njëri prej nxënësve përfundon para gomave të autobusit, por arrin të ngrihet shpejt dhe të largohet, ndërkohë që të tjerët vazhdojnë sulmin para makinave të ngecura në trafik.

Shqetësues është fakti se askush nuk del të ndajë nxënësit, ndërsa një burrë thjesht largon një karrige që një nxënës do e përdorte për të goditur bashkëmoshatarët.

Mundësia që një tragjedi si ajo e 14-vjeçarit Martin Cani, të përsëritet është e madhe, për sa kohë sherret mes nxënësve të shkollave sa vijnë e shtohen dhe masat e marra nga autoritetet përgjegjëse janë inekzistente.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat