Berisha prezanton koalicionin “madhështor”, Gjuzin e Jenisherin i fsheh në turmë

Shqipëria

Berisha prezanton koalicionin “madhështor”, Gjuzin e Jenisherin i fsheh në turmë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 15:15
Sali Berisha

Sali Berisha prezantoi para shqiptarëve koalicionin opozitar Aleanca Madhështore. Doktori foli me superlativa për aleancën me moshë mesatare mbi 60 vjeçare, kurse vetë si më i moshuari u kujdes si për makiash pas krahëve të kishte vetëm të rinj.

“Koalicioni si asnjëherë më parë, më i gjëri, me personalitete të shquara, me projekte si asnjëherë më parë”

Doktori uli në rresht të parë aleatët tradicionalë të cilëve u dhuroi mandate. Por mungoi vetëm njëri, çami Shpëtim Idrizi.

Pavarësisht se personazhet emblematikë të koalicionit i kishte fshehur në turmë, Berisha replikoi me ironitë e Ramës për aleatët e tij, dhe për këtë zgjodhi pikërisht Kujtim Gjuzin.

“Flet për zhaba, bretkosa, zhapikë, tani dhe për mustaqet, Kujtim, ku je, jepia ato mustaqe se na çmendi.”

“E kam thënë, je Skënderbeu i dytë i shqiptarëve” tha Gjuzi.

Për të mbajtur linjën e tij Trumpiste, Berisha mbështeti akuzat e Sekretarit Amerikan Rubio për Dodikun e Bosnjes, madje këtë të fundit e krahasoi me Ramën.

‘Dy ditë më parë DASH dënoi Dodiku, Rama hesht për aktet e tij destabiliuzese’

Por doktori harron se ai bashkë me Dodik janë të vetmit politikanë në Ballkan, non-grata, dhe që kanë guxuar të sulmojnë si drejtësinë ashtu dhe SHBA.

Nga premtimet e shumta para koalicionit, Berisha u la një porosi të veçantë shqiptarëve.

“Se tani lind pyetja të kenë shqiptarët makina apo jo? Të kenë sa më shumë, se naftën do e çojmë të paktën sa Kosova”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat