Lushnjë/ Makina e parkuar shpërthen në flakë, zjarri përhapet në godinën e magazinës

Shqipëria

Lushnjë/ Makina e parkuar shpërthen në flakë, zjarri përhapet në godinën e magazinës

Më: 10 mars 2025 Në ora: 16:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një defekt teknik në një mjet të parkuar pas magazinave në afërsi të stacionit të trenit në Lushnje ka shkaktuar një zjarr në zonë ditën e sotme.

Si pasojë e djegies së automjetit zjarri u përhap në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrfikës të bashkisë Lushnje që e ka vënë nën kontroll zjarrin dhe nuk e ka lejuar të precipitojë.

Bashkë me zjarrfikësit kanë mbërritur dhe uniformat blu të komisariatit të Lushnjes që po dokumentojnë ngjarjen.

Sipas të dhënave nga drejtuesit e repartit të zjarrfikësve, defekti teknik në mjet ka shkaktuar zjarr, i cili nëse nuk do të ishte vënë nën kontroll mund të shkaktonte një dëm më të madh pasi ndodhet në zonë industriale dhe ka shumë magazina si të materialeve të ndërtimit, mobileri e të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat