11 maji/ Shansi i dytë i emigrantëve, 48 mijë emrat e refuzuar mund të bëjnë ankim në gjykatë

Shqipëria

11 maji/ Shansi i dytë i emigrantëve, 48 mijë emrat e refuzuar mund të bëjnë ankim në gjykatë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 16:58
Ilustrim

48 mijë emigrantët që u është refuzuar kërkesa për të votuar në 11 maj kanë dhe një shans për të përfituar të drejtën.

KLGJ ka vënë në dispozicion adresën e emailit [email protected] ku mund të paraqiten ankesat.

Për këtë komisioni rregullator i kërkoi celibashit miratimin e një udhëzuesi të përbashkët me këshillin e lartë gjyqësor.

Numri prej 48 mijë emigrantësh të refuzuar për të votuar në 11 maj është parë me shqetësim dhe nga komisioni rregullator në KQZ.

KLGJ tashmë ka miratuar regullat e ankimimit në gjykatë prej diasporës, por për anëtarët e rregullatorit nuk është e mjaftushme, ndaj i sugjeruan komisionerit një udhëzim të përbashkët mes dy institucioneve.

Klgj vendimin për regullat e zgjidhjes me gjyq të refuzimeve për votim e ka miratuar prej datës 6 mars.

Në adresën e emailit e [email protected] emigrantët mund të paraqesin ankesën, ndërsa trupa do të duhet ti japë zgjidhje brenda 48 orëve.

Detyra për këto raste i është ngarkuar trupës së shkallës së parë në tiranë, ku në rast pranimi të kërkesës ndryshimi do të pasqyrohet në listën e votuesve nga jashtë dhe pasqyrohet në faqen e KLGJ.

Po ashtu rregullatori këtë të hënë miratoi dhe vendosjen e kamerave në qendrat e numërimit dhe pasqurimit në kohë reale të fletëve gjatë procesit.

Po ashtu dhe në institucionin e kqz do pasqyrohen në kohë reale një pjesë e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat