Përgatitjet për seancën nesër/ Avokatët e Veliajt vizitojnë kryebashkiakun në burg

Shqipëria

Përgatitjet për seancën nesër/ Avokatët e Veliajt vizitojnë kryebashkiakun në burg

Më: 10 mars 2025 Në ora: 17:08
Erion Veliaj

Dy avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, Joshua Roberts dhe Ermir Beta prej 50 minutash kanë hyrë në ambientet e IEVP-së Durrës ku po zhvillojnë një takim me kryebashkiakun e Tiranës, i cili prej një muaji ndodhet në masën e sigurisë arrest në burg në Durrës.

Takimi është bërë në prag të seancës gjyqësore që do të mbahet nesër në Apelin e Posaçëm, pas ankimit të vendimit të GJKKO-së për ta lënë në qeli kryebashkiakun.

Veliaj ndodhet prej një muaji në qeli teksa nesër në Apelin e Posaçëm do të mbahet seanca për ankimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Ky i fundit, nuk i ka ndalur reagimet në rrjetet sociale ku ka hedhur vrer dhe ofendime për prokurorin Ols Dado dhe për gjykatësin Erion Bani.

Veliaj thotë se shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat