Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist, Kuvendi mban një minutë heshtje

Shqipëria

Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist, Kuvendi mban një minutë heshtje

Më: 10 mars 2025 Në ora: 17:25
Andis Harasani

Parlamenti ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta në moshën 54-vjeçare të ish-deputetit socialist, Andis Harasani.

“Të nderuar deputetë, dje është ndarë nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Andis Harasani.

Andisi ka qenë një parlamentar aktiv dhe i përkushtuar dhe u zgjodh deputetë i Kuvendit në dy legjistratura, në vitin 2005 dhe 2009. Duke i shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve dhe në nderim të kontributit të tij për vendin, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe”, tha kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Harasani ka humbur jetën ditën e djeshme (09 mars) si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat