E rëndë në Tiranë, 23-vjeçari i jep fund jetës! Gjendet në banesë nga familjarët

Shqipëria

E rëndë në Tiranë, 23-vjeçari i jep fund jetës! Gjendet në banesë nga familjarët

Më: 10 mars 2025 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në Laknas, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi B. A., 23 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Policia bën me dije se po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ndërkohë po ashtu:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim A. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 15-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. M., 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur një 47-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. A., 57 vjeç, G. A., 52 vjeç, M. A., 47 vjeçe dhe E. A., 24 vjeç, pasi në fshatin Vishaj, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi E. A. ka goditur me mjet prerës shtetasin Sh. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

-I. R., 37 vjeçe dhe J. Xh., 40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-F. K., 29 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar;

-S. K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat