Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë dhe ministrat e saj për korrupsion apo bashkëpunim me krimin.
Berisha tha se deputetet dhe ministret e PS vinin në Kuvend me çanta dhe këpucë të shtrenjta, dhe se pasi e ngritën si problem, vendosën të vijnë pa çanta fare.
Berisha hodhi akuza të rënda edhe ndaj ministrit të mbrojtjes Pirro Vengu, kur tha se ai ka “hapur portin e Durrësit për bandat kriminale, për ta kaluar drogë”.
“Qytetari nuk harron kur vini me këpucë të shtrenjta dhe çanta, dhe kur u shtrua problemi i çantave, vini pa çanta fare në parlament. Nuk mundet qytetari të mos e dije se qëkur u vu Vengu, dezertor i NATO, në portin e Durrësit 1 kg kokainë nuk u kap, dhe u shpërblye ky për t’u bërë ministër sepse u hapi portin klaneve të drogës”, tha Berisha.
“Ju sot nuk duhej të kishit ardhur fare në Parlament, të kishin vendos në mbledhjen e grupit që të mos dilnit më kurrë para shqiptarëve”, tha ai më tej.