SHBA-Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Shqipëria

SHBA-Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Më: 10 mars 2025 Në ora: 18:32
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, se fusha e futbollit në Zall-Herr u kthye në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviatorët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit u stërvitën krah Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas ambasadës, këta dronë nuk përdoren vetëm për qëllime ushtarake, por mund të ndihmojnë edhe në monitorimin dhe kontrollin e zjarreve.

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Van Horn, vëzhgoi ekipet që punonin së bashku, duke pilotuar dronë dhe duke u trajnuar me kompaninë e mortajave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Sot, fusha e futbollit në Zall-Herr u kthye në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviatorët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit stërviten krah Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Të përdorur jo vetëm për qëllime ushtarake, këta dronë mund të ndihmojnë në monitorimin dhe kontrollin e zjarreve.

E Ngarkuara me Punë Van Horn vëzhgoi ekipet tona duke punuar krah për krah duke pilotuar dronë dhe duke u trajnuar me kompaninë e mortajave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat