Zgjedhjet e 11 majit, miratohet përdorimi i kamerave regjistruese dhe monitorëve në VNV

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit, miratohet përdorimi i kamerave regjistruese dhe monitorëve në VNV

Më: 10 mars 2025 Në ora: 19:04
Komisioni Rregullator në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve miratoi sot përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorëve në qendrat e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas njoftimit për medie, Komisioni Rregullator vendosi që në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025 të përdoren kamerat regjistruese dhe monitorët (ekranet), për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit, në çdo vend të numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit.

Miratoi përdorimin e sistemit të transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit nga çdo vend i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përdorimi i kamerave regjistruese e monitorëve (ekraneve), dhe sistemi i transmetimit video në kohë reale nga çdo vend i numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit, në KQZ, do të bëhet në bazë të rregullave procedurale të miratuara me akt normativ nga Komisioni Rregullator.

Po ashtu, Komisioni Rregullator miratoi një ndryshim në vendimin nr.10, datë 23.10.2024 të Komisionit Rregullator ”Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”, i ndryshuar”.

Vendimi i sotëm reflekton ndryshimin që bëri Kuvendi i Shqipërisë me miratimin e ligjit nr. 10/2025, për disa ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Një nga këto ndryshime prek pikën 8 të nenit 25 të Kodit Zgjedhor, e cila lidhet me paraqitjen e kërkesës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve të zgjedhësve nga jashtë të cilët dëshirojnë të ankimojnë vendimin refuzues të KQZ për tu bërë pjesë e listës së zgjedhësve nga jashtë.

Kërkesa mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kërkesa sipas kësaj pike përjashtohet nga taksa gjyqësore. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesën, sipas kësaj pike, nëpërmjet kësaj platforme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat