​Hani i Elbasanit, monument i rëndësishëm historik i Korçës

Shqipëria

​Hani i Elbasanit, monument i rëndësishëm historik i Korçës

Më: 11 mars 2025 Në ora: 09:14
Banorët e BBVK

Hani i Elbasanit është Monument Kulture, Kategoria I dhe një nga hanet më të rëndësishëm historikë të qytetit të Korçës.

I njohur gjerësisht si Hani i Pazarit, ndërtesa është qindravjeçare. Ajo u ndërtua rreth vitit 1800 nga tregtarë elbasanas dhe ndodhet në krahun e djathtë të rrugës kryesore që të çon tek Pazari i Vjetër i Korçës, shkruan ATSH.

Me arkitekturë të pasur dhe detaje dekorative unike, ky han ruan vlerat e së kaluarës duke ofruar mikpritje për vizitorët si një hotel ku gërshetohet tradicionalja me modernen.

Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, miratuar në qershor të vitit 1973, i tipologjisë “han”.

Hani është një ndërtesë dykatëshe, me lartësi rreth 7 metra. Në të ndodhet një oborr nga ku shpaloset ballkonada e hanit. Ballkoni i katit të dytë përbëhet nga shumë kolona dhe parmakë druri. Ndërsa në katin e sipërm janë odat e fjetjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat