Hapen thirrjet për 530 kredi për shtëpi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

Shqipëria

Hapen thirrjet për 530 kredi për shtëpi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

Më: 11 mars 2025 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hap thirrjen për aplikim për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 punonjës të Administratës Publike.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetin social Facebook.

Institucionet përfituese janë:

Ministria e Brendshme me 90 kuota;

Ministria e Arsimit dhe e Sportit, po me 90 kuota;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)

Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)

Ministria e Drejtësisë (30 kuota)

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)

Ministria e Financave (30 kuota)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)

Kryeministria (30 kuota)

Më tej shpjegohen kriteret për të përfituar kredi me 0% interes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat