Transformimi digjital i sektorit publik, Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore miraton 80 mln dollarë financim shtesë

Shqipëria

Transformimi digjital i sektorit publik, Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore miraton 80 mln dollarë financim shtesë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë për Shqipërinë për modernizimim dhe transformimin digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cenueshme.

Financimi shtesë vjen si rezultat i progresi të projektit kryesor “Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike me Standarde të Larta përmes GovTech” (prej 65 milionë $), i cili synon të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike.

Financimi shtesë i sapo miratuar do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme:

• Rimodelimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të qeverisjes vendore: Kjo do të sigurojë efikasitet në aksesin ndaj një game të gjerë shërbimesh administrative bashkiake, duke sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.

* Zhvillimi i një platforme të re digjitale për prokurimin publik: Duke integruar inovacionin e bazuar në inteligjencën artificiale, kjo platformë do të rrisë transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien në proceset e prokurimit publik, duke sjellë kursim dhe efikasitet në kontraktimet që bëjnë institucionet qeveritare.

* Zbatimi i një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike: Përmes hartimit dhe zbatimit të një sistemi të ri digjital për menaxhimin e financave publike, programi do të ndihmojë qeverinë qendrore dhe vendore të menaxhojnë më shpejt dhe më saktë buxhetin për investime publike për popullsinë lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat