Teksa ka filluar numërimi mbrapsht për shpalljen e listave të kandidatëve për deputetë, në selinë blu janë shtuar lëvizjet.
Mesditën e sotme në shtëpinë e demokratëve kanë mbërritur kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i PAA-së, Agron Duka.
Të dy, sipas marrëveshjes kanë marrë nga një vend në listën e sigurtë të listës, ndërkohë që me publikimin e listës përfundimtare, do të shikohet edhe numri i kandidatëve që ata kanë në listat e hapura.
Mediu do të jetë kandidat në listën e sigurtë të Tiranës, ndërsa një emër i zgjedhur nga Agron Duka do të kandidojë në Durrës.