Përplasen dy automjete në aksin Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Shqipëria

Përplasen dy automjete në aksin Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:12
Banorët e BBVK

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të së martës në aksin Peqin-Rrogozhinë.

Burime nga vendngjarje bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur në fshatin Karinë.

Pas përplasjes, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat