Po transportohej me autoambulancë drejt Gjirokastrës/ Humb jetën 30-vjeçarja, nisin hetimet

Shqipëria

Po transportohej me autoambulancë drejt Gjirokastrës/ Humb jetën 30-vjeçarja, nisin hetimet

Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:15
Banorët e BBVK

Një 30-vjeçare ka humbur jetën mesditën e së hënës, gjatë transportimit me autoambulancë nga Përmeti në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Hetimet vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat