Ervin Salianji mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-deputetit të PD

Shqipëria

Ervin Salianji mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-deputetit të PD

Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:56
Ervin Salianji

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ish-deputeti i PD-së po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg në shkallën e parë, për çështjen e një përgjimi që pretendohej se ishte i vëllait të Fatmir Xhafajt”.

Ndërsa, më tej, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024 vendosi të lërë në fuqi vendimin për dënimin me një vit burg për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat