Avokati Beqiri: SPAK po zvarrit padrejtësisht çështjet e 21 Janarit dhe Gërdecit

Shqipëria

Avokati Beqiri: SPAK po zvarrit padrejtësisht çështjet e 21 Janarit dhe Gërdecit

Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:57
Avokati Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha ka kryer afera korruptive dhe se fatin e ka të zi.

Në një intervistë për “Newsline”, Beqiri u shpreh se SPAK po zvarrit padrejtësisht çështjet e 21 Janarit dhe Gërdecit.

“Berisha ka 21 janarin, ka në qafën e vet Gërdecin, që po e zvarrit SPAK dhe nuk po e çon në gjyq. Berisha ka një sërë aferash korruptive. I ka bërë hapur dhe vazhdon t’i mbrojë. Sa të vijë, do iu ja jap unë detin, i thotë Greqisë.

Berisha, fatin e ka jashtëzakonisht të zi. Nuk mund të diskutohet asgjë tjetër për të dhe familjarët e tij, përveçse burgimit të përjetshëm, që e ka të merituar”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat