Kryebashkiaku i PS-së jep dorëheqjen nga posti! Kush është socialisti që u thirr në SPAK dhe u largua me vrap nga godina

Shqipëria

Kryebashkiaku i PS-së jep dorëheqjen nga posti! Kush është socialisti që u thirr në SPAK dhe u largua me vrap nga godina

Më: 11 mars 2025 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i PS-së, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kreu i Bashkisë së Matit.

Emri i Agron Malajt eshte lakuar ne mbledhjen e fundit të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik, dhe eshte nje nder kandidatet potencial qe mund te përfshihet në listën e PS-së për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Ndërsa ditën e nesërme, 12 Mars, do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Bashkisë në orën 10:00 për të miratuar kërkesën e tij.

Zv.kryetari i Bashkisë do të caktohet për kryerjen e detyrave te kryetarit te Bashkise deri ne zgjedhjet e reja.

“Ju njoftoj se diten e Merkure, me date 12.03.2025 ora 10.00, ne sallen e mbledhjeve te Keshillit te Bashkise zhvillohet mbledhja e jashtezakonshme e Keshillit te Bashkise me paraqitjen e kerkeses per doreheqje nga Kryetari i Bashkise Mat me shkrese Nr.942 Prot, date 11.03.2025, e thirrur nga Kryetari i Keshillit ne baze te Ligjit 139/2015 si dhe rregullores se keshillit neni 54 me kete rend dite:

Miratim i doreheqjes se Kryetarit te Bashkise.

Zgjedhje e zevendeskryetarit te Bashkise Mat per kryerjen e detyrave te kryetarit te Bashkise deri ne zgjedhjet e reja.

Agron Malaj është thirrur më 4 tetor 2024 për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al. shihej momenti teksa Agron Malaj largohej me vrap nga godina e Prokurorisë së Posaçme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Agron Malaj para se te merrej me politikë ka qene pjese e Gardes se Republikes, po ashtu eshte i njohur se ka qene në “Grupin e Zjarrit” ne ngjarjet e 21 janarit 2011 ku u vrane 4 protestues gjate tubimit te Partise Socialiste asokohe ne opozite.

Pas kesaj ngjarje, Agron Malaj eshte perfshire aktivisht ne politike me Partine Socialiste, ku fitoi mandatin e kryebashkiakut te Matit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat