Vendimi i Apelit të GJKKO për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliajn, i cili kërkon lirinë me kusht, është shtyrë për datën 12 mars, ora 12:30.
Shtyrja është bërë pasi avokatët e Erion Veliajt kane kerkuar gjate seances kohë që të njihen me provat e reja te paraqitura nga Prokuroret e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani. Ndërkohë që mësohet se sot gjate seances Erion Veliajt nuk i kishte ardhur ende radha per te parashtruar argumentet e tij mbrojtese para togave të zeza.
Pas daljes nga Apeli i GJKKO-se, avokatet e Erion Veliajt kane refuzuar te bejne komente per mediat. Kujtojme qe me heret, avokati amerikan i cili asiston Erion Veliajn dhe ekipin e perfaqesuesve te tij ligjor nuk eshte lejuar te marre pjese ne seance.
Joshua Roberts, u paraqit sot per te marre pjese si vezhgues i procesit, por ai nuk eshte lejuar nga gjyqtari i Apelit te GJKKO-se, te qendroje per shkak se nuk mund te pranohej me statsuin e vezhguesit.
Kujtojmë se më herët, avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe ka këmbëngulur se masa e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranes duhet të shfuqizohet, dhe se atij duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.
Avokati Beta ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.
Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet nën masën detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.