Sherri pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, nis hetimi ndaj 6 djemve! Mes tyre tre adoleshentë

Shqipëria

Sherri pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, nis hetimi ndaj 6 djemve! Mes tyre tre adoleshentë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 18:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas sherrit të rëndë të ndodhur mesditën e djeshme mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, policia e Tiranës njofton sot se ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj 6 personave.

Nën hetim janë personat e përfshirë A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin“-njofton Policia e Tiranës.

Përpos grushteve dhe shqelmave, të rinjtë kanë përdorur edhe sende të forta, duke marr edhe konet e parkimit për të gjuajtur një të ri në grup.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, dukej që ngjarja ka ndodhur në prani të të rriturve, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga këta të fundit për të shuar sherrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat