Pas më shumë se 7 orësh në sallën e Gjykatës së Apelit, Erion Veliaj është transportuar për në qelitë e paraburgimit në Durrës.
Seanca ndaj tij është shtyrë për nesër në orën 12:30 pasi SPAK ka paraqitur prova të reja kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.
Ndërkaq, mediat kanë mundur që të kapin pamje kur Erion Veliaj me pranga në duar dhe i rrethuar nga punonjës të policisë, largohet drejt paraburgimit në Durrës për tu rikthyer sërish të mërkurën në seancë pasi nuk u arrit të kishte një vendim për masën e sigurisë.
Prej më shumë se 1 muaji Erion Veliaj ndodhet në qeli, pasi akuzohet për disa vepra penale, si korrupsioni dhe pastrim parash.