Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të OECD e cila e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për klimën e biznesit.
Në një postim në rrjetin social facebook, koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, thotë se vendet fqinje po përmirësojnë kushtet për investime, kurse Shqipëria po largon çdo mundësi për zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.
Sipas tij, taksat e larta dhe arbitrariteti i pushtetit, ku rregullat ndryshojnë sipas interesave të momentit, mungesa e sigurisë juridike në vendin tonë, kanë krijuar pasiguri për investitorët e hua.
“Çështjet e pazgjidhura të pronës, një pengesë kryesore për zhvillimin, korrupsioni endemik, i pranishëm në çdo qelizë të shtetit, mungesa e garës së ndershme në prokurimet publike, ku fituesit dihen paraprakisht, shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, me projekte fiktive dhe koncesione klienteliste”, tha koordinatori i PD, Dorian Teliti, janë disa arsye të tjera që rëndojnë klimën e biznesit.