Ethet e listave në PD/ Kadilli: Berisha kërkon kamikazë politikë, jo të zgjedhur nga anëtarësia

Shqipëria

Ethet e listave në PD/ Kadilli: Berisha kërkon kamikazë politikë, jo të zgjedhur nga anëtarësia

Më: 11 mars 2025 Në ora: 18:32
Fatbardh Kadilli

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, aktivisti politik Fatbardh Kadilli, foli për listat me kandidatët e primareve në PD.

Ai u shpreh se primaret nuk kanë asnjë ndikim për Berishën. Sipas tij ish-kryeministri ka vrarë shpresat e të gjithë personave që kanë kontribuuar, duke bërë kompromise të rënda. Figurat që i kanë rritur koston Berishës, sipas Kadillit, “do ta pësojnë më tepër”.

“Asnjë surprizë. Surprizë do të jetë sjellja e atyre që besuan tek primaret pasi të dalë listat. Këtu tregohet se sa i ulët është morali i fitores dhe i bashkëpunimit me zotin Berisha.

Ai i dërrmoi shpresat e atyre që investuan duke bërë kompromise të rënda, ai me çdo deputet që fut nga aleatët gënjen duke thënë se do të sakrifikojmë për aleancën. Primaret janë një votim konsultativ për zotin Berisha, disa naive besuan se duke mbledhur vota do të Berisha nuk do ata që kanë peshë, por do kamikazë, , ata që bërtisnin më shumë…

Të tjerët edhe pse mund të kenë mbushur kutitë për të bindur Berishën që unë kam vota, kanë për të bërë vetëvrasje politike…”, shtoi Kadilli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat