Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbsanit pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin “Range Rover” vëllait të tij.
Vëllai i të dyshuarit, kishte bërë denoncim për vjedhjen e mjetit i cili ishte parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.
Autori i vjedhjes së automjetit akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”. Sipas policisë shtetasi L. H., 52 vjeç, kishte denoncuar se gjatë natës së djeshme i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, i cili rezuktoi se ishte vëllai i denoncuesit L. H .Autori i vjedhjes së automjetit u kap ndërsa ishte duke qarkulluar me “Range Roverin”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.