Majko në listën e hapur të Tiranës: Betejën do ta bëj në Kavajë dhe Rrogozhinë, bufi ushqehet me minj

Shqipëria

Majko në listën e hapur të Tiranës: Betejën do ta bëj në Kavajë dhe Rrogozhinë, bufi ushqehet me minj

Më: 13 mars 2025 Në ora: 08:19
Pandeli Majko

Deputeti socialist Pandeli Majko, i cili do të jetë në listën e hapur të Tiranës, ka deklaruar se beteja e tij organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë.

“Firmosa dokumentat e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, PSSH, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit!

Jam i bindur, se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirjes dhe bën detyrën! Bufi ushqehet me minj!… Sot beteja më e rëndësishme është që Shqipërinë ta bëjmë një vend më të mirë! Votoni shokët dhe shoqet e mija në Listën e Hapur! Unë, jam vetëm një prej tyre!

Beteja ime organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane! Votoni Partinë Socialiste! Do tja dalim, BASHKË! Shqipëria e fëmijve tanë, është e para!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat