Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, sot jepet vendimi për sekuestron e llogarive bankare

Shqipëria

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, sot jepet vendimi për sekuestron e llogarive bankare

Më: 13 mars 2025 Në ora: 09:22
Ajola Xoxa

Ajola Xoxa është paraqitur në Gjykatën e Apelit, ku do të jepet vendimi lidhur me sekuestron e llogarive të saj bankare.

Vendimi ishte planifikuar të shpallej të mërkurën, por avokati i Xoxës kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet hetimore, duke bërë që procedura të shtyhet.

Ndërkaq, në orën 10:00, do të jepet vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat