11 deputetë demokratë nuk kandidojnë më për një mandat tjetër në Parlament.
Helidon Bushati, Kasem Mahmutaj, Eralda Bano, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferraj, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Orjela Nebilaj, Ilda Dhori, Dashnor Sula dhe Sorina Koti nuk janë në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit.
Ndërkohë, 19 të tjerë u vendosën në listën e mbyllur të kandidatëve, duke nisur me vetë kryedemokratin Sali Berisha, nënkryetarin Flamur Noka, duke vijuar me Edi Palokën, Albana Vokshin, Tomorr Alizotin, Greta Bardelin, Ramadan Likajn, Agron Gjekmarkajn, Elda Hotin, Bujar Leskajn, Ina Zhupën, Xhelal Mziun, Tritan Shehun, Gazment Bardhin, Luan Baçin, Saimir Korreshin, Bledion Nallbatin, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Hoxhën.
Ndërsa 13 deputetë janë vendosur në listat e hapura dhe do t’i nënshtrohen votimit parapëlqyes: Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Petrit Doda, Edmond Spaho, Andrea Mano, Ludovik Hasani, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Kreshnik Çollaku, Isuf Çela, Asllan Dogjani dhe Qani Xhafa.