Reshje dëbore në veri të Shqipërisë, bllokohet qarkullimi në rrugën e Thethit

Shqipëria

Reshje dëbore në veri të Shqipërisë, bllokohet qarkullimi në rrugën e Thethit

Më: 13 mars 2025 Në ora: 10:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Në veri të Shqipërisë, rruga e Thethit është bllokuar nga bora dhe ngricat.

Mësohet se automjetet kanë mbetur në rrugë të bllokuara si shkak i borës duke mos arritur që të qarkullojnë.

Drejtuesit e automjeteve dhe banorë të zonës përmes mjeteve rrethanore po mundohen të largojnë borën në zona të ndryshme të rrugës së Thethit për të bërë të mundur kalimin e automjeteve duke qenë se kanë mbetur të bllokuar.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat