Marta Kos i dhuron Ramës fanelën “Skuadra Europë” dhe një bluzë të Juventusit: Do ngjis majën e Korabit kur të mbyllen negociatat me Shqipërinë

Shqipëria

Marta Kos i dhuron Ramës fanelën “Skuadra Europë” dhe një bluzë të Juventusit: Do ngjis majën e Korabit kur të mbyllen negociatat me Shqipërinë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 11:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vizituar Tiranën ku i dhuroi kryeministrit Edi Rama dy fanella si simbol të angazhimit të përbashkët për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Njëra fanellë ishte e emërtuar “Skuadra Europë”, ndërsa tjetra ishte një fanellë e ekipit të njohur italian, Juventus.

Kos theksoi angazhimin e saj për të mbështetur Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE dhe u shpreh me entuziazëm për sfidat që do të vijojnë. Ajo tha: “Angazhimi im është që, kur të përfundojmë procesin e negociatave, unë do ngjis majën më të lartë. Korabin e do doja shumë që të vinit me mua.”

Kjo deklaratë e Komisioneres pasqyron pasionin dhe angazhimin e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit dhe për të përmbushur objektivat e BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat