“Me Metën mund të pi kafe, por dashuri shpirtërore s’kam”, Kryemadhi: Do ta mbështes në 11 Maj, inatin tim nuk e nxjerr në politikë

Shqipëria

“Me Metën mund të pi kafe, por dashuri shpirtërore s’kam”, Kryemadhi: Do ta mbështes në 11 Maj, inatin tim nuk e nxjerr në politikë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 11:42
Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi tha se do të mbështesë ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta në 11 maj.

Megjithëse nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë së Lirisë, ajo i bëri thirrje mbështetësve të saj të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë.

Monika Kryemadhi: Do punoj për opozitën si një nga themelueset e LSI-së dhe në listën e hapur do votoj për Ilir Metën si një nga njerëzit kryesorë të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri.

Braimllari nuk është konsultuar me mua për të ikur në PS. Unë kam pasur në plan të kandidoj e pavarur, por duke ditur logjikën e Metës, unë në shtator jam tërhequr për të mos kandiduar. Metës i duhen mbi 30 mijë vota për të dalë deputet. U bëj thirrje të gjithë miqve të mi të shkojnë dhe të votojnë Metën.

Mund të pi kafe me Metën për të diskutuar për fëmijët, por unë marrëdhëniet e mia personale me të i kam të përfunduara. Unë nuk jam si gratë e tjera, nuk e nxjerr në politikë inatin. Nuk kam dashuri shpirtërore për Metën, por kam respekt politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat