Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Australisë

Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Australisë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 12:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kontinenti”, duke arrestuar 44-vjeçarin Korab Halilaj, të kërkuar nga autoritetet Australiane.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e New South Wales, Australi, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’ për vepra penale lidhur me narkotikët.

Policia po bashkëpunon me autoritetet për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar në Australi, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë, 44-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin K. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat