Kreu i PD Sali Berisha, ndërkohë që fliste për listat e partive të dorëzuara mbrëmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për parlamentaret e 11 majit, deklaroi se listat e PS përbëhen nga hajdutë dhe patronazhistë.
Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se nëse do të krahasohej Ceno Klosi me Petro kocin, ky i fundit do të dilte i pastër “qelibar”, duke iu referuar këtu faktit që Klosi është në listat e PS edhe pse është nën hetim nga SPAK.
“Lista e hapur është hajdutë dhe patronazhistë. Ceno Klos të dytë nuk vënë nëse do ta krahasosh me Petro Koçin, të del Petro qelibar. Lista tjetër është patronazhist dhe të tjerët kërkojini në Google, kërkojini aty për të gjetur se çfarë janë. Mungesë totale respekti ndaj qytetarëve. Të përpëlitet sa të dojë, ta vazhdojë flasë me veten nga mëngjesi në darkë, monologun e mëngjesit ta vazhdojë gjithë ditën, por Rama me asgjë nuk mund të mbulojë problematikat e tmerrshme te listët që u paraqiti shqiptarëve”, tha ai.
Klosi është nën hetim për 4 akuza si “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumentave”.
Lista e Mbyllur e PS Fier:
Belinda Balluku
Erjon Mile
Kiduina Zaka
Petrit Malaj
Ana Nako
Lista e Hapur e PS Fier:
Ceno Klosi
Ramion Kurti
Mariglen Hoxha
Gerta Dhima
Asflorar Haxhiu
Elton Korreshi
Maldrita Bardho
Përparim Arapi
Ilirjan Musko
Zeqine Caushi
Antoneta Dhima
Klevis Jahaj
Dhimitër Kruti
Avdi Snalla
Nustret Avdulla