Në listën e mbyllur të PD-së! Xhaferi: Askush s’është përjashtuar padrejtësisht. Fitojmë minimalisht 18 mandate në Tiranë

Shqipëria

Në listën e mbyllur të PD-së! Xhaferi: Askush s’është përjashtuar padrejtësisht. Fitojmë minimalisht 18 mandate në Tiranë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 15:22
Besart Xhaferi

Besart Xhaferi, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), i ftuar në Programin e Drekës në Neës 24, ka komentuar mbi listën e mbyllur të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se askush nuk është përjashtuar padrejtësisht.

Ai ka shpjeguar se të rinjtë e PD-së vijnë për të kontribuar në mënyrë publike, dhe se edhe ai vetë ka qenë një zë kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Xhaferit, si kryetar i FRPD-së, ai përfaqëson Forumin në mënyrë të pavarur, duke shtuar se aleatët e PD duhet të kenë një vend të sigurt në listat zgjedhore, pasi ata janë të rëndësishëm për të prodhuar vota. Ai u shpreh optimist dhe beson se PD do të fitojë së paku 18 mandate në Tiranë, duke përfshirë emra të njohur si Jorida Tabaku dhe Ilir Meta, të cilët, sipas tij, do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Besart Xhaferi: Unë jam kryetari i FRPD. Të rinjtë në PD vijnë për të bërë një kontribut publik. Unë kam qenë një zë kritik ndaj Sali Berishës. Sot duke qenë kreu i FRPD, duhet të përfaqësoj zërin e Forumit. Kryetari i Forumit është ndihma ndaj partisë me çdo kusht, sidomos në fushatë elektorale.

Pas fushatës, Forumi e ka treguar se është i pavarur nga kryetari. Nuk është përjashtuar askush padrejtësisht nga lista. Në listën e mbyllur janë aleatët dhe ata duhet të kenë vendin e tyre, pasi ata prodhojnë vota. Unë jam i sigurt se Tabaku dhe Ilir Meta do jetë në parlament. Do fitojmë në Tiranë minimalisht 18 mandate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat