Listat e PD-së! Jonathan Pano: Vendimi i Kryesisë i duhuri. Tabaku ka shansin historik të dalë gruaja më e votuar ndonjëherë

Shqipëria

Listat e PD-së! Jonathan Pano: Vendimi i Kryesisë i duhuri. Tabaku ka shansin historik të dalë gruaja më e votuar ndonjëherë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 15:23
Jonathan Pano

Jonathan Pano, i cili është pjesë e listës së hapur të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, ka shprehur mendimin se vendimi i Kryesisë për konfirmimin e emrave në listë ishte i drejtë.

I ftuar në Programin e Drekës në News 24, Pano ka komentuar gjithashtu se, ndonëse do të preferonte të shihte më shumë të rinj në listë, ai tha që nuk ishte rregulli që ata që fitonin më shumë vota në primare do të ishin automatikisht të sigurt në listë.

Ai ka theksuar se deputetja Jorida Tabaku ka një mundësi historike për të dalë gruaja më e votuar ndonjëherë, duke e cilësuar listën e Partisë Demokratike si më cilësore se atë të partisë në pushtet, duke i dhënë mbështetje vendimit të Kryesisë. Pano është optimist se kjo listë, “Shqipëria madhështore”, do të sjellë ndryshime pozitive dhe do të jetë një konkurruese e fortë ndaj listës së Edi Ramës.

Jonathan Pano: Unë do doja të shikoja më tepër të rinj në listë. Nuk ishte rregulli, që kush merr më tepër vota në Primare, do të ishte në listë të sigurt. Tabaku ka shansin për të marrë mandat historik, që të dalë gruaja më e votuar. Lista e “Shqipërisë madhështore” është më cilësore se e Ramës. Vendimi i Kryesisë për listën është i duhuri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat