Dita e Verës, fluks në dalje në pikën e Qafë-Thanës

Shqipëria

Dita e Verës, fluks në dalje në pikën e Qafë-Thanës

Më: 14 mars 2025 Në ora: 20:25
Fuks në dalje në pikën e Qafë-Thanës

Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës ka pasur fluks këtë të premte. E gjithë kjo sipas autoriteteve të stacionit të kësaj pike kufitare thanë se ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm, pasi kanë kaluar festën e ditës së verës në Elbasan e kryeqytet po kthehen drejt qyteteve të tyre të banimit.

Për të përballuar fluksin, të dy policitë janë duke punuar me katër sportele në dalje për mjetet e vogla si dhe një korsi është lënë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Për të evituar radhët e gjata, është rënë dakord nga dy policitë kufitare të punohet me procedurë të përshpejtuar për ata shtetas të cilat kanë dokumente të vendit fqinj.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e dalë me shume se 8500 shtetas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat