Tentoi të vjedhë në një pikë këmbimi valutor i armatosur në Gjirokastër, në kërkim autori

Shqipëria

Tentoi të vjedhë në një pikë këmbimi valutor i armatosur në Gjirokastër, në kërkim autori

Më: 20 mars 2025 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës është vënë në kërkim të një personi i cili dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.

Gjatë tentativës së tij për vjedhje, autori dyshohet të ketë përdorur një armë zjarri.

Njoftim i policisë:

Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat