Fushata e parakohshme zgjedhore, Meçani: PS nuk ka pushuar së qeni aparat burokratik parazgjedhor

Shqipëria

Fushata e parakohshme zgjedhore, Meçani: PS nuk ka pushuar së qeni aparat burokratik parazgjedhor

Më: 20 mars 2025 Në ora: 21:26
Juela Meçani

11 maji, dita e zgjedhjeve, ka bërë që shumë herët, shumë më përpara se sa ligjërisht të filloj fushata, partitë politike apo grupimet në garë të nisin fushatën e të ndezin motorrët.

Fushata ka nisur shumë më herët sesa e lejon ligji, duke vendosur gjithë atë që po ndodh me Kodin Zgjedhor.

Përse lejohet një gjë e tillë? Institucionet e vëzhgimit, monitorimit dhe të vlerësimit të kësaj situate përse heshtin ndërkohë që duket shumë mirë aparati shtetëror i gjithi në fushatë?

Ndërkohë retorika e ballafaqimit vazhdon të jetë kundër opozitës dhe mazhorancës, pa ofruar projekte, platforma të zhvillimit ekonomik, pa ofruar pjesë të programit.

Kemi ndjekur një mënyrë interesante të komunikimit virtual midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të grupimit "Shqipëria euroatlantike", Lulëzim Basha, ndërkohë që përfshihet edhe ana e nëndheshme e raporteve të politikës me drejtësinë.

Për të folur më tepër për këtë temë, e ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte analistja Juela Meçani.

" Unë nuk e kam ndryshuar mendësinë e kohës së dikurshme, kur asokohe kryeministri i vendit Sali Berisha më thotë tani hyjmë në fushatë. Ishin 2 vite të plota para zgjedhjeve.

Më vonë e kuptova se çfarë donte ai të thonte. Tashmë nuk më bëjnë më përshtypje fakti që për shembull për Partinë Socialiste, sepse nuk mund ta them më këtë për opozitën, përsa i përket edhe telasheve që ka pasur gjithë këto vite, mesa jam unë në dijeni PS si aparat burokratik parazgjedhor nuk ka pushuar së qëni.

Ata në një farë mënyre kanë ndërmarrë aktivitete dhe kanë përdorur stategji, kanë filluar dhe blerjen e individëve nga LSI-ja, PD-ja që shumë muaj përpara.

E kanë filluar fushatën e tyre në një farë mënyre.

Tashmë përdorimi i burimeve, leglaizimet, inagurimet e ndryshme nuk janë më mister fare përsa kohë PS kaloi në lista deputetësh tek të cilët të deleguarit e qarqeve i lexuan me emra mbiemra biznese të mëdha. 

Detyrimisht tashmë nuk përbën më habi që ata janë në fushatë prej kohësh", u shpreh Meçani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat