Miratohet vendimi, do të ndërtohet central fotovoltaik në territorin e Aeroportit të Kukësit

Shqipëria

Miratohet vendimi, do të ndërtohet central fotovoltaik në territorin e Aeroportit të Kukësit

Më: 20 mars 2025 Në ora: 22:11
Ilustrim

Miratohet vendimi, do të ndërtohet central fotovoltaik në territorin e Aeroportit të Kukësit

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar miratuar ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse në territorin e Aeroportit të Kukësit.

Ky impiant me kapacitet të instaluar prej 12 MW do të ndërtohet nga shoqëria “Global Technical Mechanics” sh.p.k.

“Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”, thuhet në vendim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat