Erion Veliaj ka firmosur nga qelia shkarkimin e kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin, rreth një muaj pas delegimit të detyrës së saj. Ky veprim ka çuar në një përplasje mes Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama.
Avokati Jordan Daci, i ftuar në një emision televiziv, ka sqaruar arsyet pse, edhe pas këtij zhvillimi, Veliaj nuk mund të shkarkohet nga detyra.
Ai theksoi se shkarkimi i Veliajt nuk mund të bëhet pa një vendim fajësie të gjykatës, thjesht për një masë sigurie.
“Zoti Veliaj nuk mund të shkarkohet as pas 90 ditësh. Duke marrë parasysh standardet e vendosura në rastin e z. Zef Hila dhe unë kam qenë përfaqësues në Gjykatën Kushtetuese dhe, nëse do të bëhej një shkarkim i Veliajt, kjo do të nënkuptonte një seancë gjyqësore publike, ku ai mund të mbrohej me avokatë.
Kjo do ta shndërronte këtë çështje në një betejë ligjore mes Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit të Ministrave, gjë që nuk mendoj se intereson as qeverisë dhe as Veliajt.