Rama: Transformim epokal i Urgjencës Kombëtare Mjekësore

Shqipëria

Rama: Transformim epokal i Urgjencës Kombëtare Mjekësore

Më: 23 mars 2025 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Urgjenca Kombëtare Mjekësore në dhjetë vite ekzistence të saj u shndërrua në një nga sukseset e reformave të ndërmarra nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje me krenari transformimin epokal të Urgjencës Kombëtare Mjekësore, nga një organizëm i kalbur e i rraskapitur, në një forcë moderne e kujdesit të shtetit për shëndetin e qytetarëve pa dallim, duke shprehur mirënjohje për armatën shembullore të mjekëve, infermierëve, shoferëve dhe ekipit mbështetës të urgjencës.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Rama u shpreh se Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore është një nga krenaritë e reformave që janë bërë, për mënyrën se si është transformuar në histori suksesi një histori turpi.

Ai vlerësoi se sot vendi ka një Urgjencë Kombëtare që nuk i le gjë mangët urgjencave të vendeve të tjera.

Shërbimi Kombëtar i Urgjencës shënoi 10-vjetorin e transformimit të tij nga një sistem i degraduar që nuk garantonte dot marrjen e thirrjes për ndihmë, në një shërbim model, bashkëkohor dhe inovativ më pranë qytetarit, që numëron sot me dinjitet mijëra misione të suksesshme jetëshpëtuese. Një nga arritjet më të mëdha të këtij shërbimi është reduktimi i kohës së pritjes nga 45 minuta në vetëm 15 minuta, dhe i përgjigjet jo vetëm nevojave të qytetarëve, por edhe realitetit të një vendi turistik që vizitohet nga miliona turistë në vit.

Urgjenca do të fitojë edhe më shumë vlerë falë reformës se Autonomisë Spitalore, e cila po ngre një sistem shëndetësor të decentralizuar, me 17 pole ekselence nga veriu në jugUrgjenca do të fitojë edhe më shumë vlerë falë reformës se Autonomisë Spitalore, e cila po ngre një sistem shëndetësor të decentralizuar, me 17 pole ekselence nga veriu në jug.

Që nga themelimi i saj, në Urgjencën Kombëtare kanë mbërritur 3.570.582 thirrje nga të cilat janë shndërruar në 846.181 misione duke përfshirë transportet mjekësore, trajtimet në vend dhe ndërhyrjet emergjente në raste kritike.

Aktualisht pranë Urgjencës Kombëtare vijnë 1427 thirrje në ditë drejt numrit 127 dhe kryhen 440 misione në ditë në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat