Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarri favorizohet nga era e fortë!

Shqipëria

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarri favorizohet nga era e fortë!

Më: 24 mars 2025 Në ora: 08:51
Foto nga vendngjarja

Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

Zjarri ka nis prej mbrëmjes së djeshme i cili është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë. Zjarrfikësit por dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët.

E vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfildit të Sherishtës, dhe deri sa të ndodhi largimi i tyre, kjo situatë alarmante do të jetë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat